Git: Nga Zero te Kontrolli i Versioneve
Mësoni Git nga zero dhe përvetësoni kontrollin e versioneve përmes ushtrimeve praktike! Zbuloni si të krijoni repository, të regjistroni ndryshimet me commits, të menaxhoni branches, të bashkoni kodin me merge dhe të zgjidhni konfliktet. Një kurs i strukturuar për të ndërtuar bazat e zhvillimit profesional të softuerit.
Mësoni të menaxhoni kodin tuaj, të ruani historikun e ndryshimeve dhe të zhvilloni projekte softuerike me siguri dhe organizim! Git është një sistem i shpërndarë i kontrollit të versioneve (Distributed Version Control System), i përdorur gjerësisht në zhvillimin modern të softuerit. Ai u mundëson zhvilluesve të regjistrojnë ndryshimet në skedarë, të ruajnë versione të ndryshme të projekteve, të analizojnë historikun dhe të zhvillojnë funksionalitete të reja pa dëmtuar punën ekzistuese. Ky kurs është krijuar për t'ju mësuar Git nga fillimi, përmes një kombinimi të teorisë, demonstrimeve vizuale dhe ushtrimeve praktike. Nuk ka rëndësi nëse jeni student, programues fillestar apo dëshironi të organizoni më mirë projektet tuaja. Kursi ju udhëheq hap pas hapi drejt kuptimit dhe përdorimit të Git. Në përfundim të kursit, do të jeni në gjendje të përdorni Git për të menaxhuar repository lokale, për të regjistruar dhe analizuar ndryshimet, për të organizuar zhvillimin përmes branches dhe për të realizuar merges duke zgjidhur konfliktet. Do të zotëroni bazat e nevojshme për të kaluar në nivelin tjetër: Git & GitHub: Bashkëpunimi dhe Teknikat e Avancuara, ku do të mësoni të punoni me repository remote, të bashkëpunoni në ekip dhe të përdorni teknika profesionale të menaxhimit të projekteve.
Git: Nga Zero te Kontrolli i Versioneve
Recensioni degli studenti
Nessuna recensione ancora