Git: Nga Zero te Kontrolli i Versioneve

Mësoni Git nga zero dhe përvetësoni kontrollin e versioneve përmes ushtrimeve praktike! Zbuloni si të krijoni repository, të regjistroni ndryshimet me commits, të menaxhoni branches, të bashkoni kodin me merge dhe të zgjidhni konfliktet. Një kurs i strukturuar për të ndërtuar bazat e zhvillimit profesional të softuerit.

Mësoni të menaxhoni kodin tuaj, të ruani historikun e ndryshimeve dhe të zhvilloni projekte softuerike me siguri dhe organizim! Git është një sistem i shpërndarë i kontrollit të versioneve (Distributed Version Control System), i përdorur gjerësisht në zhvillimin modern të softuerit. Ai u mundëson zhvilluesve të regjistrojnë ndryshimet në skedarë, të ruajnë versione të ndryshme të projekteve, të analizojnë historikun dhe të zhvillojnë funksionalitete të reja pa dëmtuar punën ekzistuese. Ky kurs është krijuar për t'ju mësuar Git nga fillimi, përmes një kombinimi të teorisë, demonstrimeve vizuale dhe ushtrimeve praktike. Nuk ka rëndësi nëse jeni student, programues fillestar apo dëshironi të organizoni më mirë projektet tuaja. Kursi ju udhëheq hap pas hapi drejt kuptimit dhe përdorimit të Git. Në përfundim të kursit, do të jeni në gjendje të përdorni Git për të menaxhuar repository lokale, për të regjistruar dhe analizuar ndryshimet, për të organizuar zhvillimin përmes branches dhe për të realizuar merges duke zgjidhur konfliktet. Do të zotëroni bazat e nevojshme për të kaluar në nivelin tjetër: Git & GitHub: Bashkëpunimi dhe Teknikat e Avancuara, ku do të mësoni të punoni me repository remote, të bashkëpunoni në ekip dhe të përdorni teknika profesionale të menaxhimit të projekteve.

What you will learn

  • Të kuptoni çfarë është kontrolli i versioneve dhe pse përdoret Git.
  • Të dalloni sistemet lokale, të centralizuara dhe të shpërndara të kontrollit të versioneve.
  • Të kuptoni ndryshimet ndërmjet Git dhe GitHub.
  • Të instaloni dhe konfiguroni Git në Windows, Linux dhe macOS.
  • Të përdorni terminalin dhe komandat themelore të Git.
  • Të krijoni dhe inicializoni repository lokale me git init.
View 12 more objectives
  • Të kuptoni Working Directory, Staging Area dhe Local Repository.
  • Të identifikoni gjendjen e skedarëve dhe të gjurmoni ndryshimet me git status.
  • Të përgatitni ndryshimet për regjistrim duke përdorur git add.
  • Të krijoni commits dhe të shkruani mesazhe të qarta me git commit.
  • Të përdorni .gitignore për përjashtimin e skedarëve nga gjurmimi.
  • Të analizoni historikun dhe të inspektoni commits me git log dhe git show.
  • Të krahasoni skedarë dhe versione të ndryshme me git diff.
  • Të korrigjoni dhe anuloni ndryshimet me git restore, git revert dhe git commit --amend.
  • Të kuptoni konceptin e branches dhe rolin e referencës HEAD.
  • Të krijoni, ndryshoni dhe menaxhoni degë me git branch dhe git switch.
  • Të bashkoni degët duke përdorur Fast-Forward Merge dhe Three-Way Merge.
  • Të identifikoni dhe zgjidhni Merge Conflicts në projekte praktike.

Available courses

Git: Nga Zero te Kontrolli i Versioneve

Enrollment is open

View course

Git: Nga Zero te Kontrolli i Versioneve

Enrollment is open

View course