Çfarë do të mësoni
- Të njohësh ndërfaqen dhe mjetet kryesore të Microsoft Word 365.
- Të krijosh, hapësh, ruash dhe organizosh dokumente në formate të ndryshme.
- Të personalizosh shiritin e komandave dhe mjedisin e punës.
- Të formatosh tekstin duke përdorur fonte, ngjyra, stile dhe efekte.
- Të organizosh paragrafët përmes rreshtimit, hapësirave dhe dhëmbëzimeve.
- Të kërkosh, zëvendësosh dhe navigosh brenda dokumenteve.
Shiko edhe 12 objektiva
- Të kopjosh, zhvendosësh dhe ripërdorësh përmbajtjen me mjetet e Clipboard.
- Të përdorësh komentet dhe Track Changes për bashkëpunimin në dokumente.
- Të organizosh dokumentet me kolona, ndarje faqesh dhe seksione.
- Të përdorësh stile dhe tema për një paraqitje profesionale.
- Të shtosh dhe formatosh figura, forma, ikona dhe modele 3D.
- Të krijosh diagrame SmartArt dhe të menaxhosh kutitë e tekstit.
- Të krijosh, formatosh dhe modifikosh tabela me të dhëna.
- Të organizosh informacionin në lista me pika, numra dhe shumë nivele.
- Të krijosh tabela përmbajtjeje, shënime, citime dhe bibliografi.
- Të kontrollosh drejtshkrimin, gramatikën dhe cilësinë e dokumenteve.
- Të përgatitësh dokumente për printim dhe shpërndarje elektronike.
- Të kontrollosh aksesueshmërinë, përputhshmërinë dhe informacionin e fshehur në dokumente.
Rreth kursit
Microsoft Word 365 është një program përpunimi teksti që përdoret gjerësisht në arsim, administratë, biznese dhe mjedise profesionale për krijimin, redaktimin dhe organizimin e dokumenteve.
Ky kurs është krijuar për të të ndihmuar të zhvillosh aftësi praktike në përdorimin e Microsoft Word, duke filluar nga njohja me ndërfaqen dhe komandat kryesore, deri te krijimi dhe menaxhimi i dokumenteve komplekse.
Programi përfshin shpjegime të qarta, demonstrime hap pas hapi, ushtrime praktike dhe detyra për të përforcuar njohuritë e fituara.
Struktura e kursit
Hapni një modul për të parë përmbajtjen e publikuar.
1 modul · 5 h 59 min
-
1 WORD 6 elemente · 5 h 59 min
- Leksioni 1 - Menaxhimi i dokumenteve në Microsoft Word 1 h
- Leksioni 2 - Futja dhe formatimi i tekstit, paragrafëve dhe seksioneve në Microsoft Word 1 h
- Leksioni 3 - Menaxhimi i tabelave dhe listave në Microsoft Word 59 min
- Leksioni 4 - Krijimi dhe menaxhimi i referencave në Microsoft Word 1 h
- Leksioni 5 - Futja dhe formatimi i elementeve grafike në Microsoft Word 1 h
- Quiz për modulin e Word 1 h
Kurset e disponueshme
Çdo kurs ka datat, mënyrën e mësimit, çmimin dhe kushtet e veta të regjistrimit.
Microsoft Word 365 [pa video]
Mësoni me ritmin tuaj, kur t’ju përshtatet.
- Mënyra e zhvillimit
- Online
- Ritmi i mësimit
- Me ritëm individual
- Kapaciteti
- Pa kufi vendesh
- Çmimi
- 50,00 EUR
- Instruktorët
- Alion Emini
- Qasja
- Qasje pa afat
Me certifikatë në përfundim
Regjistrimet hapen më 21 nën 2026