Relational Databases & SQL
Mësoni si të shndërroni një model ER në një bazë të dhënash relacionale të mirëstrukturuar dhe si ta implementoni e menaxhoni atë me SQL. Kursi mbulon modelin relacional, çelësat dhe kufizimet, normalizimin, krijimin e tabelave, manipulimin e të dhënave dhe ndërtimin e query-ve nga niveli bazë deri te JOIN-et, agregimet dhe subquery-t.
Relational Databases & SQL është kursi i dytë në rrugëtimin e bazave të të dhënave dhe vazhdon aty ku përfundon modelimi konceptual me Entity–Relationship. Gjatë kursit do të mësoni si një model ER transformohet në një skemë relacionale reale, si përcaktohen tabelat, atributet, primary keys dhe foreign keys dhe si përdoren kufizimet për të garantuar integritetin e të dhënave. Do të trajtohen gjithashtu varësitë funksionale dhe normalizimi, me qëllim eliminimin e redundancës dhe anomalive gjatë INSERT, UPDATE dhe DELETE. Pas ndërtimit të strukturës së databazës, kursi kalon te SQL. Do të mësoni të krijoni dhe modifikoni databaza dhe tabela, të regjistroni dhe ndryshoni të dhënat dhe të ndërtoni query për kërkim, filtrimin, renditjen, grupimin dhe kombinimin e informacionit nga disa tabela. Nëpërmjet ushtrimeve dhe një projekti praktik, modeli i krijuar në fazën e projektimit do të transformohet hap pas hapi në një bazë të dhënash funksionale. Për implementimin praktik do të përdoret MySQL, ndërsa konceptet relacionale dhe SQL do të trajtohen në mënyrë që njohuritë të jenë të transferueshme edhe në sisteme të tjera relacionale si PostgreSQL, SQL Server dhe Oracle. Në fund të kursit, studenti do të jetë në gjendje të kalojë nga një ER diagram në një database relacionale të normalizuar dhe të përdorë SQL për krijimin, mirëmbajtjen dhe kërkimin e të dhënave.
Çfarë do të mësoni
- - Të kuptoni modelin relacional dhe mënyrën si organizohen të dhënat në tabela, rreshta dhe kolona.
- - Të transformoni një diagram ER në një skemë relacionale.
- - Të përcaktoni primary keys, candidate keys, composite keys dhe foreign keys.
- - Të implementoni marrëdhëniet 1:1, 1:N dhe N:M në modelin relacional.
- - Të kuptoni dhe aplikoni entity integrity dhe referential integrity.
- - Të përdorni constraints si PRIMARY KEY, FOREIGN KEY, UNIQUE, NOT NULL, CHECK dhe DEFAULT.
Shiko edhe 14 objektiva
- - Të kuptoni varësitë funksionale dhe anomalitë e të dhënave.
- - Të normalizoni tabela në 1NF, 2NF dhe 3NF dhe të njihni parimet e BCNF.
- - Të kuptoni operatorët bazë të algjebrës relacionale dhe lidhjen e tyre me SQL.
- - Të krijoni dhe modifikoni databaza dhe tabela me SQL.
- - Të përdorni INSERT, UPDATE dhe DELETE për manipulimin e të dhënave.
- - Të shkruani query me SELECT, WHERE, DISTINCT dhe ORDER BY.
- - Të përdorni operatorë krahasimi, operatorë logjikë, NULL dhe pattern matching.
- - Të përdorni funksione numerike, tekstuale dhe të datës.
- - Të përdorni funksionet agreguese COUNT, SUM, AVG, MIN dhe MAX.
- - Të përdorni GROUP BY dhe HAVING për analizimin e të dhënave.
- - Të kombinoni të dhëna nga disa tabela me INNER JOIN, LEFT JOIN, RIGHT JOIN dhe CROSS JOIN.
- - Të përdorni subquery për zgjidhjen e kërkesave më komplekse.
- - Të përdorni operatorët UNION, INTERSECT dhe EXCEPT kur mbështeten nga DBMS-ja.
- - Të krijoni dhe përdorni views.
Kurset e disponueshme
Nuk ka ende kurse të disponueshme.
Datat dhe mënyra e regjistrimit do të shfaqen këtu sapo të hapet një kurs.