Database Design & ER Modeling
Mësoni si të projektoni baza të dhënash të strukturuara duke analizuar kërkesat, përcaktuar rregullat e biznesit dhe ndërtuar modele Entity–Relationship (ER) me notacionin Chen.
Ky kurs ju udhëzon hap pas hapi në procesin e projektimit të një baze të dhënash, duke filluar nga analiza e kërkesave dhe përfunduar me ndërtimin dhe validimin e një modeli të plotë Entity–Relationship.
Gjatë kursit do të mësoni si të identifikoni entitetet, atributet, marrëdhëniet dhe kufizimet që përfaqësojnë saktë një sistem real. Do të punoni me rregulla biznesi, kardinalitete, pjesëmarrje, entitete të dobëta, marrëdhënie komplekse, generalization/specialization dhe teknika të tjera të modelimit konceptual. Pjesa praktike e kursit do të realizohet duke përdorur buildER dhe notacionin Chen, me ushtrime dhe shembuj që kalojnë nga një përshkrim tekstual i problemit deri te një model ER i plotë dhe i dokumentuar. Ky kurs fokusohet në database design dhe conceptual modeling. Implementimi i modelit në tabela relacionale, normalizimi dhe SQL do të vazhdojnë në kursin pasues.
Çfarë do të mësoni
- - Të analizoni kërkesat e një sistemi.
- - T’i transformoni kërkesat në një model të strukturuar të të dhënave.
- - Të përcaktoni rregullat e biznesit (business rules).
- - Të identifikoni entitetet.
- - Të identifikoni atributet.
- - Të përcaktoni identifikuesit e entiteteve.
Shiko edhe 14 objektiva
- - Të identifikoni dhe modeloni marrëdhëniet ndërmjet entiteteve.
- - Të përcaktoni kardinalitetet e marrëdhënieve.
- - Të përcaktoni kufizimet e pjesëmarrjes.
- - Të modeloni entitete të dobëta.
- - Të modeloni marrëdhënie rekursive.
- - Të modeloni struktura dhe marrëdhënie më komplekse.
- - Të përdorni generalization dhe specialization.
- - Të krijoni diagrame ER me notacionin Chen.
- - Të përdorni buildER për modelimin konceptual të bazave të të dhënave.
- - Të kontrolloni cilësinë dhe korrektësinë e një modeli ER.
- - Të identifikoni dhe reduktoni redundancën në model.
- - Të dokumentoni një model konceptual të bazës së të dhënave.
- - Të validoni modelin kundrejt kërkesave dhe rregullave të biznesit.
- - Të realizoni një projekt të plotë të database design nga kërkesat deri te modeli ER final.
Kurset e disponueshme
Nuk ka ende kurse të disponueshme.
Datat dhe mënyra e regjistrimit do të shfaqen këtu sapo të hapet një kurs.